Lajme

Dy policë goditen nga vetura në Gjakovë, vozitësi ishte i dehur

Ilustrim

Dy zyrtarë policorë janë aksidentuar nga një qytetar që dyshohet se po voziste i dehur në mbrëmjen e së martës në fshatin Ponoshec të Gjakovës, njofton Shqip.com.

Policët të cilët janë aksidentuar, në kohën kur ndodhi ngjarja ishin në pikë kontrolli.

Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtorit i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Po janë aksidentuar dy zyrtarë policorë dhe të njëjtit janë zyrtarë policor të Policisë Kufitare. Sipas njësiteve të trafikut që po merren me menaxhimin e rastit, dy zyrtarët policor kanë qenë në pikë kontrolli në momentin e aksidentit, kur janë goditur nga një automjet drejtuesi i të cilit ishte nën ndikim të alkoolit”.

Policia e Kosovës

Graishta po ashtu njoftoi se policët kanë lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

“Kanë lëndime që të dy dhe të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë për tretman mjekësor”, deklaroi Graishta. /Shqip.com