Lajme

Dy persona theren me thikë në Prishtinë, policia arreston të dyshuarin

Plagosje në rrugën "Muharrem Fejza" në Prishtinë

Dy persona janë lënduar pas therjes me thikë në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një therje me thikë të ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e  para dyshohet për dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë)”, tha Borovci për SHQIP.com.

Ilustrim.

Borovci shtoi se të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor.

Ndërsa personi i cili dyshohet të jetë implikuar në rast është shoqëruar për në stacionin policor.

Ndërkohë që policia ka iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit./Shqip.com