Lajme Botë

Dy persona të zhdukur dhe tre të plagosur nga gropat gjigande që u hapën në rrugët e Guatemalës

Të paktën dy persona janë zhdukur dhe tre të tjerë janë plagosur në Guatemalë pasi dy gropa gjigante u hapën në një rrugë në jug të kryeqytetit të vendit.

Siç raporton Reuters dhe transmeton Abc News, dy nga tre personat e plagosur ranë në një gropë 15 metra të shtunën ndërsa ishin brenda automjetit të tyre ndërsa i treti ishte me motoçikletë të cilët u shpëtuan disa orë më vonë nga shërbimet e urgjencës.

Ekipet e shpëtimit dhe anëtarët e ushtrisë së Guatemalës kanë hyrë në gropë në kërkim të dy personave të zhdukur.

Vrimat u formuan në një rrugë në komunën e Villa Nueva, 20 km në jug të kryeqytetit Guatemala City.

Agjencia kombëtare e ndihmës ndaj fatkeqësive të Guatemalës CONRED po monitoron në zonën e prekur për të hetuar gropat dhe për të përcaktuar nëse ka ndonjë rrezik për banorët aty pranë.

Vrimat janë një dukuri e zakonshme vdekjeprurëse në qytetin e Guatemalës dhe vijnë pa paralajmërim.

Në vitin 2007, gropa më e madhe e vendit gëlltiti shtëpi, një kamion dhe vrau tre persona.

Në vitin 2010, një ndërtesë trekatëshe u zhduk në mënyrë dramatike në një gropë tjetër./Shqip.com