Lajme

Dy persona të armatosur grabisin PTK-në në “Breg të Diellit”, policia jep detaje

Posta e Kosovës

Policia e Kosova ka bërë të ditur se cak i grabitjes ka qenë objekti i Postës dhe Telekomit të Kosovës, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona të dyshuar.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në objektin e PTK-së, në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona të dyshuar”.

Ilustrim.

Rreth rastit është nisur një hetim nga Policia e Kosovës./Shqip.com