Lajme

Dy persona janë arrestuar pasi kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar

Armët e konfiskuara nga Policia e Kosovës në Grashticë

Të hënën e 11 korrikut, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona në fshatin Grashticë të Prishtinës.

Ata dyshohet të kenë shtënë me armë zjarri në një ndejë familjare.

Siç njofton Policia, gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur armë automatike, pistoleta, karikator e fishekë.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre dhe objektet përcjellëse kanë gjetur e konfiskuar, një armë automatike AK-47 me karikatorë, katër pistoleta të ndryshme me karikatorë, 49-fishekë kalibër të ndryshëm, 44-fishekë me gas, dhe 349-gëzhoja kalibër i ndryshëm”, thuhet në raportin e Policisë

Policia e Kosoves

Ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Shqip.com