Lajme

Dy persona arrestohen në Fushë Kosovë pas mosmarrëveshjes rreth dëmtimit të veturës

Policia e Kosovës/Ilustrim

Janë arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshja për dëmtimin e një veture.

Njëri prej tyre, e ka kanosur me armë të dyshuarin tjetër.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar pasi qe të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një dëmtimi të veturës, njeri prej tyre ka kanos me arme te dyshuarin tjetër. Arma pistoletë me një karikator pa fishek është konfiskuar”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa me vendim te prokurorit pas intervistimit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt./Shqip.com