Lajme

Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin Ushtarak të SHBA-së

Major, Vegim Krelani dhe major, Jaser Mulla

Oficerët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, major, Vegim Krelani dhe major, Jaser Mulla kanë diplomuar në Kolegjin e Shtabit dhe Komandës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan SHQIP.

Në një njoftim të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se nënkolonel ,Christopher Mackin, shef i Edukimit në Detaçmentin e 7-të të Kolegjit të vendosur në Evropë shpreh që, “pjesëmarrja e Kosovës në degën evropiane të Kolegjit të Shtabit dhe Komandës së SHBA-së bazuar në Grafenwoeher është historike”.

Oficerët e FSK-së ishin pjesë e grupit të parë ndërkombëtar prej katër studentëve të huaj që morën pjesë në këtë shkollim në Evropë.

Ushtria amerikane për Evropë dhe Afrikë mirëpret pjesëmarrjen e ardhshme të kosovarëve në këtë shkollë.

“Ata kanë falënderuar majorin Mulla dhe majorin Krelani pasi kanë caktuar një standard të lartë të përsosmërisë akademike dhe të pjesëmarrjes së fuqishme aktive në klasë”, thuhet në njoftim./SHQIP.com