Sport Shqiptar

Dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës në basketboll, vëmendja në Pejë

Sot, do të luhen edhe dy ndeshjet e mbetura në kuadër të xhiros së 17-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Pejanët janë në vendin e parë me 12 fitore e tri humbje, ndërsa therandasit janë në një seri të jashtëzakonshme me dhjetë fitore radhazi pas katër humbjeve që kishin në fillim të edicionit.

Kjo do ta bëjë duelin shumë interesant dhe paparashikueshëm. Në duelet e këtij edicioni, Peja fitoi sfidën e parë 73:57, kurse të dytën Ylli 58:57.

Përballja e fundit e kësaj jave zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.

Prishtinasit janë në vendin e dytë me dhjetë fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë në vendin e pestë me shtatë fitore e nëntë humbje.

Prince Caffe Superliga-Java 17

E diel

17:00 Peja – Golden Eagle Ylli

19:00 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

/Shqip.com