Rozë

Dy modelet e njohura shqiptare i japin fund grindjeve mes vete

Modelet, Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi

Pak kohë më parë, modelet, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi tërhoqën vëmendjen e mediave për shkak të kunjave që kanë hedhur për njëra-tjetrën.

Konflikti shkojë deri në atë pikë sa që ato nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale, çfarë nënkuptoi prishjen e miqësisë së tyre.

Për më tepër Adrola bëri një status thumbues, që u mor si dedikim për Xhesikën.

 “Ti s’mund të ndryshosh njerëzit rreth teje, por ti mund të ndryshosh njerëzit rreth teje”, shkruhet në postimin që ka shtuar shumë dyshime.

Mirëpo, çfarëdo që të këtë ndodhur, duket se tashmë është sqaruar, pasi që dy vajzat kanë filluar të ndiqen sërish në Instagram.

Në anën tjetër, të dy modelet janë aktivë në rrjetet sociale duke postuar nga përditshmëria e tyre.

Ndërsa,  Adrola po përflitet prej kohësh se ka nisur një romancë me Capital T, mirëpo deklarata e saj e dhënë së fundmi për “Revista Class” i ka bërë të gjithë konfuzë.

Lexo edhe:
Konfirmoi lidhjen e re, por ish-bashkëshorti i Adrola Dushit ende nuk e ka harruar modelen

E pyetur se a ka një Kapo që për momentin ia ka marrë vëmendjen më shumë gjatë kësaj kohe apo ia ka prishur planet, ajo zgjodhi t’i shmangej me lezet duke mos iu referuar Capital T. Adrola tregoi se “Kapo” i vetëm i jetës së saj është djali i saj, Troi.

“Troi është ‘Kapo’ i vetëm i jetës sime, pasi është i vetmi njeri që më çon në qiell dhe më zbret në tokë brenda një sekonde. Ai është i vetmi që i komandon dhe i prish planet e mia. E kam thënë edhe herë të tjera që pa të, jeta ime nuk do kishte kuptim. Është “problemi” më i bukur i jetës sime, por me asgjë tjetër në botë nuk do ta ndryshoja. i them shpesh: “Po të mos ishe ti, nuk do isha as unë” dhe ai më përgjigjet: “E di, o maa”. Unë e di që ai nuk e kupton dot çfarë do të thotë kjo tani, por duke e dëgjuar shpesh, do ta mbajë mend dhe, me siguri, do ta vlerësojë kur të jetë më i rritur”, është shprehur Adrola./SHQIP.com