Lajme

Dy ministra sot raportojnë në të njëjtin komision

Kuvendi i Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ai i Mbrojtjes, Armend Mehaj – do të raportojnë të martën nëpër komisione parlamentare.

Fillimisht, nga ora 10:00, Mehaj do të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Raportimi i tij lidhet me procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Pasi ai ta mbarojë, në ora 11:00 – do të raportojë edhe Donika Gërvalla, po në të njëjtin komision.

Emërimet e ambasadorëve pritet të jenë çështje kyqe.

Lexo edhe:
Gashi: Grenelli na kishte dhënë shtatë ditë kohë për ta rrëzuar Kurtin

Po ashtu, Qeveria pjesë e së cilës është Gërvalla ka vendosur që të ndajë 10 milionë euro për blerjen e objekteve të ambasadave nëpër vendet mike.

Kjo në kuadër të projektligjit për buxhetin 2022. /Shqip.com

Kryediplomatja, Donika Gërvalla.