Art Jetese

Dy llojet e problemeve me tiroiden, shenjat dalluese dhe gjithçka që duhet të dini

Tiroidja është një gjëndër e vogël në formën e fluturës që ndodhet poshtë laringut.

Ajo është e lidhur ngushtë me trurin dhe komunikimi kryhet nëpërmjet hormoneve.

Tiroidja shfrytëzon jodin që marrim nga ushqimet për të çliruar hormonet T4 dhe T3  të cilat shkojnë në gjak.

Tiroidja bashkëpunon ngushtë edhe me mëlçinë.

Nëse kjo e fundit nuk e ndihmon tiroiden për konvertimin e hormoneve, njeriu do të ndihet i sëmurë dhe i plogësht.

Janë dy lloje problemesh: Hipertiroidizmi dhe Hipotiroidizmi.

Ankthi dhe pagjumësia janë shenjat e hipertiroidizmit

Pagjumësia dhe ankthi janë disa prej simptomave të hipertiroidizmit.

Hipertiroidizmi ka të bëjë me prodhimin e tepruar të hormoneve nga tiroidja.

Simptoma të tjera të hipertiroidizmit janë plogështia, rënia në peshë, rrahjet e shpeshta të zemrës dhe nervozizmi.

Hipotiroidizmi

Në rastin e hipotiroidizmit, tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone.

Një gjë e tillë ngadalëson çdo proces në organizëm.

Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në kthetrat e depresionit, atëherë kontrolloni tiroiden.

Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk prodhon mjaftueshëm hormone, shkruan Agroweb.

Shenja të tjera të hipotiroidizmit janë: rënia e flokëve, konstipacioni, përtharja e lëkurës, ciklet e çrregullta tek femrat, rrahje të ngadalta të zemrës dhe një përgjumje e përgjithshme.

Fakte që nuk i dinit për tiroiden

Kjo gjëndër mund të përmbajë një sasi vdekjeprurëse hormonesh, të cilat nëse do të çliroheshin menjëherë në organizëm do të të merrnin jetën.

Për fat të mirë, funksionet e tiroides kontrollohen me rreptësi nga sinjale të ndjeshme që lidhin trurin, tiroiden, volumin e gjakut dhe indet e trupit.

Lexoni këtu për ushqimet më të mira për tiroiden.