Rozë

Dy konkurrentet e Për’Puthen në lot: S’kemi pse të zihemi për një mashkull

Gjatë puntatës së sotme në Për’puthen sërish është diskutuar raporti miqësor mes Alesias dhe Rrushes.

Krisja e miqësisë ndodhi për shkak të një mashkulli, e kjo ka bërë që vajzat sot t’i sqarojnë edhe njëherë gjërat.

Ishte Alesja, ajo e cila u emocionua gjatë emisionit dhe nisi të qajë. E pyetur se përse është në këtë gjendje, ajo tregoi se ka marrë shumë kritika në rrjet për shkak të situatave të fundit me Rrushen dhe Astritin.

Alesia

Rrushja kishte shprehur pëlqim për konkurrentin, por pas takimit të tij me Alesjan ajo u shpreh e revoltuar ndaj saj duke i thënë se është futur “mes tyre.”

Rrushe

Pëlqimi i Alesjas për Astritin solli një krisje të miqësisë së ngushtë që ajo kishte krijuar me Rrushen në program./Shqip.com