Lajme Botë

Dy javë pas tërmetit vdekjeprurës, Turqia vendos të pezullojë operacionet e shpëtimit

Katërmbëdhjetë ditë pas tërmetit të 6 shkurtit, Turqia vendosi sot të pezullojë operacionet e kërkim-shpëtimit në të gjitha zonat me përjashtim të dy provincave më të prekura, Kahramanmaras dhe Hatay.

“Në një numër të madh provincash përpjekjet e kërkimit kanë përfunduar. Ato do vazhdojnë në provincat e Kahramanmaras dhe Hatay, në rreth 40 ndërtesa”, tha Yunus Sezer, kreu i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë.

Tërmeti me magnitudë 7.8 shkaktoi shkatërrime të mëdha në pjesën jugore të vendit dhe Siri dhe vrau 40,642 njerëz në Turqi, sipas të dhënave të fundit zyrtare të publikuara sot nga Afad.

Zëvendëskryeministri turk Fuat Oktay tha se 105,000 ndërtesa janë shembur ose janë dëmtuar rëndë dhe do të prishen.

Në të njëjtën kohë, janë të shumtë ata që tani luten që të gjenden trupat e të dashurve të tyre që të mund t’i varrosin.

Në një nga përpjekjet e fundit për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat, 12 ditë pas tërmetit vdekjeprurës, ekipet e shpëtimit filluan të heqin e rrënojat me dorë në një vend ku operacionet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar në Antioki mbrëmjen e të shtunës së kaluar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se rreth 26 milionë njerëz në Turqi dhe Siri kanë nevojë për ndihmë humanitare, raporton Abcnews.

/Shqip.com