Rozë

Dy ish konkurrentët e “Për’Puthen” do të takohen në gjyq

Argjend Raci dhe Ritvana Fetahu

Ish konkurrentët e njohur të programit të dashurisë “Për’Puthen”, Argjendi dhe Ritvana duket se raportet nuk i kanë  edhe aq të mira kohëve të fundit.

Edhe pse kanë pasur një lloj romance në fillim të emisionit, ata duket se do të përballen në gjyq me njëri tjetrin.

Pasi Argjendi tha se e ka mikeshë të ngushtë, Ritvana e mohoi këtë madje tregoi se do të përballet dhe ligjërisht me ish-konkurrentin nga Klina e Kosovës.

Argjendi dhe Ritvana

E pyetur nga një ndjekësit e saj në InstaStory nëse ata janë miq të ngushtë, Ritvana e mohoi totalisht një gjë të tillë.

“Gënjeshtër siç edhe e ka zakon. Më kanë shkruar shumë prej jush dhe ma kanë dërguar me foto, por kam zgjedhur mos të reagoj, sepse s’më intereson.”

“Gjërat do të zhvillohen më shumë se kaq pranë institucioneve të duhura dhe prandaj nuk e kam të nevojshme as unë, as ju një luftë me story të padëshiruara”, shkroi Ritvana në InstaStoryn e saj. /SHQIP.com