Rozë

Dy ish-banorët e Big Brother nuk i ndahen njëri-tjetrit

Megjithëse është mohuar nga të dytë, ish-finalistët BBVIP2 Albania, Dea Mishel dhe Krist Alija, vazhdojnë të qëndrojnë së bashku.

Marrëdhënia e tyre duket se po shkon duke u forcuar.

Madje së fundmi Dea ka publikuar një video ku shihet duke përzgjedhur rroba për Kristin.

Dyshja që brenda shtëpisë nuk është se kishin ndonjë raport të afërt, por më shumë të ftohtë, derisa me daljen jashtë, ata po shihen shumë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

/Shqip.com