Sport Ndërkombëtar

Dy historitë që fshihen prapa suksesit historit të Real Betis

Real Betis

Kupa e Mbretit është shpërblimi që Real Betis mori – natën e kaluar, pas një beteje të pashoq ndaj Valencias.

Betisi i mposhti “lakuriqët” vetëm pas ekzekutimit të penaltive, teksa ky trofe ka shumë histori që fshihet prapa tij.

Image
Momente nga festa

Goli i fitores u realizua nga penaltia e shënuar prej Mirandas, i cili është 22 vjeçar.

Herën e fundit kur Betisi e fitoi këtë trofe(2005), Miranda ishte pesë vjeçar dhe kishte udhëtuar në Madrid – për ta parë finalen vetëm si shikues.

Ata që dikur e kishte ëndërr, e realizoi mbrëmë.

Por, kjo histori nuk përfudon me kaq.

Para 17-të vjetëve – këtë trofe e kishte ngritur sulmuesi, Joaquín Sánchez – që asokohe kishte qenë 23 vjeçar.

I njëjti – me shiritin e kapitenit në krah dhe me 40 vite në supe – e ngriti trofeun.

Kjo e tregon rrugëtimin e gjatë që Joaquin ka bërë në botën e futbollit, dhe se mosha se ndali dot drejtë arritjes së qëllimit.

Për Betisin – kjo ishte hera e tretë në histori që e fiton Kupën e Mbretit, teksa synim për pjesën tjetër të kampionatit mbetet sigurimi i një bilete për në Ligën e Kampionëve. /Shqip.com