Lajme

Dy foshnje po trajtohen nga COVID-19 në Klinikën e Neonatologjisë

Ilustrim

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës aktualisht janë duke u  trajtuar 75 pacientë me Covid-19.

Vetëm në Klinikën Infektive janë të spitalizuar 25 pacient dhe dy të tjerë në mjekim intensive me oksigjenoterapi.

Po ashtu, ne Klinikën e Neonatologjisë, janë duke u trajtuar dy foshnje të cilat kanë dalur pozitiv me COVID-19.

Pacientët që po trajtohen nga COVID-19 sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 25 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Mjekim Intensiv Qendror, 1 rast

Spitali i Gjakovës, 15 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient./Shqip.com