Lajme

Dy fëmijë goditen nga një veturë në Pejë

E përditësuar

Drejtuesi i veturës me të cilën u goditën dy fëmijë në Pejë është ndaluar për 48 orë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha se fëmijët kanë marrë lëndime të rënda dhe se njëri është dërguar në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në spitalin e Pejës.

“Një person është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit për shkak të veprës penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’, ku janë goditur nga vetura dy të mitur këmbësorë. Njëri prej tyre është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, kurse tjetri ne Spitalin e Pejës. Dy të miturit kanë lëndime të renda trupore”, tha Nikçi.

Një prokuror ka dalë në vendin e ngjarjes. Nikçi thotë se “brenda afatit ligjor do paraqes kërkesë per sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale”.

***

Dy fëmijë janë goditur nga një veturë në një aksident rreth orës 15:00 në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se dy fëmijët u dërguan në spital për trajtim.

“Sot rreth orë 14:45 polcia është njoftuar për një aksident. Në këtë aksident kanë qënë të involvuar një veturë dhe dy fëmijë. Ata janë dërguar për trajtim në spital”, tha ai.

/Shqip.com