Lajme

Dy emrat që janë futur në garë për kryetar të Gjykatës Supreme

Gjykata Supreme.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shpallur konkurs për pozitën e kryetarit të Gjykatës Supreme.

Në emrat e siguruara nga Betimi për Drejtësi thuhet se Mejreme Memaj dhe Fejzullah Rexhepi i janë futur garës për të parin e Supremes.

Gjyqtarja Mejreme Memaj aktualisht është ushtruese e detyrës së kryetarit të kësaj gjykate pas dorëheqkes se gjyqtarit Enver Peci.

“Betimi për Drejtësi, ka kontaktuar dy kandidatët për t’i pyetur se cilat janë objektivat që synojnë t’i realizojnë nëse zgjedhën për të udhëhequr me Gjykatën Supreme.

Lidhur me këtë, kandidati Rexhepi ka thënë se ka paraqitur koncept dokumentin në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), dhe se tani për tani nuk ka diçka për të deklaruar.

Kurse, kandidatja, Mejreme Memaj ka qenë e pa qasshme.

Nga KGJK kanë thënë se ende nuk është bërë vlerësimi i kandidatëve nga Komisioni për të parë nëse të njëjtit i plotësojnë kriteret.

/Shqip.com