Rozë

Dy djem të ri do të futen nesër në Big Brother

"Big Brother VIP"

“Big Brother VIP” është shndërruar në spektaklin me të ndjekur të momentit, e gjitha kjo pasi që banorët brenda janë duke shtuar kureshtjen e publikut çdo herë e më shumë.

Gjatë ditës së martë ka pasur një hyrje të re e që është aktori i njohur, Igli Zharka, por siç duket kjo nuk është hyrja e vetme.

Prezantuesja e këtij shou, Arbana Osmani ka zbuluar se nesër dy djem do të futen në shtëpi, duke e lënë surprizë se cilët do të jenë ata.

Derisa filmonte stafin e saj për Instastory, Arbana pyet se “çfarë do të ketë nesër” dhe njëra prej tyre përgjigjet: “Nesër surprizë. Dy hyrje të reja, apo nuk duhet t’i themi?”.

Këto hyrje të djemve të ri janë duke ndodhur pasi që Arbana ka deklaruar se kjo është kërkesë e vajzave që të sjellin meshkuj single.

E një gjë të tillë e ka pohuar edhe Fifi, e cila i ka thënë Ilirit që mezi pret që të hyje një mashkull single./SHQIP.com