Rozë

Dy ditë pas arrestimit të reperit, reagon modelja

Dy ditë pasi u raportua se reperi nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, ishte arrestuar nga policia nën dyshua për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij, modeles Arbenita Ismajli, ka reaguar kjo e fundit.

Përmes një postimi në Instagram, modelja ka shkruar frazën “I am back”, që në shqip i bie ‘Jam kthyer”.

Ndërkohë, policia në raportin e saj 24 orësh të datës 11 korrik, kishte thënë se reperi është dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorisë.

Lexo edhe:
Arrestohet Fero, dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj Arbenitës

Kurse, Gjykata Themelore në Gjilan, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

/Shqip.com