Lajme

Dy ditë para takimit vendimtar, Kurti: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë normale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Foto: AP
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Foto: AP

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 50-të me radhë të këshillit të Vetëvendosjes ka deklaruar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë normale.

Duke foluar para anëtarëve të partisë, ai i dha theks diplomacisë, ku vuri në pah se sa i kujdesshëm ishte në raport me dialogun me Serbinë.

“Kemi marrë pjesë në takime e bisedime sa herë që jemi ftuar, kemi pritur emisarët nga perëndimi sa herë që kanë ardhur” tha kryeministri, Albin Kurti.

Dy ditë para se të zhvillojë takimin më të rëndësishëm me palën serbe në Bruksel, Kurti  tregoi se ajo kosovare ka pika kyçe të bisedës.

“Statusi aktual i marrëdhënieve tona nuk është normal, dhe ai normal është i fqinjësisë së mirë, pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, theksoi Kurti.

Pas fjalimit të kryeministrit mbledhja u mbyll për media derisa u tha se në rend dite është zgjedhja e anëtarëve të komisionit statusor, disiplinor, komisionit të shqyrtimit të ankesave si dhe atij të përgjithshëm zgjedhor.

/Shqip.com