Lajme

Dy depo me mbetjet radioaktive gjenden  në Trepçë

nShënjestër

Në Flotacionin e parë të Trepçës ndodhen dy depo me mbetje radioaktive.

Në këtë lokacion bëhet përgatitja e koncentratit të Plumbit dhe Zinkut, me ç’rast përdoret një sasi e kimikateve siç janë: Gëlqerja, Sulfati i Bakrit, Sulfati i Zinkut, Nitrati i Natriumit.

Këtu ndodhen dy depo, njëra me kemikate-reagensë dhe tjetra me izotope radioaktive.

Në njërën depo që është prej konstruksionit të betonit janë të vendosura reagensët e lartcekur dhe të cilët janë në përdorim të vazhdueshëm për punën e flotacionit.

Depoja tjetër me izotope radioaktive është gjithashtu me konstruksion prej betoni, e mbyllur, e siguruar dhe e shenjëzuar.

Në këtë depo gjenden 3 fuqi me materie radioaktive. Fuqia 1 dhe 2 nuk janë të identifikuara, kurse në fuqinë 3 ndodhen izotopet e kobaltit./SHQIP.com