Sport Ndërkombëtar

Dy arsyet për të cilat Mbappe “duhet” të transferohet te Real Madrid

Real Madrid ka rikthyer interesimin e tyre për sulmuesin e Francës dhe PSG-së, Kylian Mbappe. Sipas Mundo Deportivo, drejtuesit e klubit “mbretëror” i janë rikthyer kandidaturës për lojtarin 24-vjeçar për dy arsye.

Së pari, vetë Mbappe e kuptoi gabimin e tij kur refuzoi Real Madridin vitin e kaluar. Sulmuesi tani është gati të kontribuojë në çdo mënyrë të mundshme për kalimin në “Santiago Bernabeu”.

E dyta është se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka nevojë për një transferim të lartë përpara hapjes së stadiumit të rinovuar të Real Madridit.

Mbappe është te PSG që nga viti 2018. Marrëveshja e sulmuesit me klubin francez është e vlefshme deri në mesin e vitit 2025.

/Shqip.com