Kulturë

Dy anët e medaljes në monumentin e NEWBORN-it, suksesi dhe keqtrajtimi i grave – mungon përkrahja nga Qeveria

Monumenti NEWBORN

Monumenti i NEWBORN-it edhe këtë vit përqon një mesazh të fuqishëm.

Ideatori i këtij monumenti Fisnik Ismajli për SHQIP.com ka thënë se ketë vit ky projekt i quajtur ‘Winged Women’ i dedikohet grave.

“Sivjet kemi vendosur që projektin me ia dedikuar grave dhe dy aspekteve që kanë të bëjnë më to. Titullohet Winged Women, pra gratë me krahë. Të dyja këto fillojnë më shkronjën ‘W’ dhe kjo shkronjë ka krahë ku njerëzit do të fotografohen në to.

Ka me qenë si një dedikim për gratë e suksesshme të Kosovës, qikave që po na zbardhin fytyrën nëpër botë, por njëkohësisht edhe aspektin që është më e rëndësishme, keqtrajtimi i gruas, abuzimi i gruas si dhe vrasjet që po vazhdojnë me u bë”, ka thënë ai.

Fisnik Ismajli

Ndonëse media botërore shkruajnë për NEWBOR-in, ky monument nuk financohet nga shteti.

Ismajli tha edhe ndonëse nuk ka pasur përkrahje nga Qeveria asnjëherë, këtë e bënë në mënyre vullnetare, duke u përkrahur nga bizneset e ndryshme.

“Nuk është kriju ndonjëherë ndonjë iniciative nga autoritetet për të ndihmuar. Unë nuk jam person që lypi. Kjo bëhet nën mbikëqyrjen Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve që nuk ka buxhet. Ata vetëm e shohin idenë dhe është një komision që e miraton dhe ne e vazhdojmë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se kjo ide është temë aktuale, duke marrë parasysh pozitën e gruas në Kosovë, derisa shtoi se çdo ngjyrosje e NEWBORN-it ka pasur një mesazh të fuqishem në vete.

Ismajli, i cili ketë projekt e ka cilësuar si vetë jeta, ka treguar se me NEWBORN-in ka dashur që t’i dërgojë një mesazh botës.

“Kam dashur një mesazh me ja dërgu botës. Kam jetuar 13 vite në Angli dhe çdo artikull edhe nëse ishte i shkruar mirë fotografi e ke pas ose një plak pa dhomb, ose një fëmije ‘të qyrravur’, ose një shtëpi gjysme të rrëzume.

Nuk e ka dhënë vizualisht atë realitetin dhe thosha nuk mundet me qenë Kosova kjo. Dojsha me i tregu botës se dimë më bo sene të bukura. Dhe me 18 shkurt 2008 çdo gazetë e botës e ka pasur NEWBORN-in në faqen e parë duke shkruar për të”, ka shtuar ai.

NEWBORNI ngjyrioset çdo vit./SHQIP.com