Lajme

Dy ambasadorë të QUINT-it vizitojnë Merdaren, shkak zgjedhjet presidenciale të Serbisë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadorja Marie-Christine Butel

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde së bashku me ambasadoren e Francës në Kosovë ,Marie-Christine Butel, kanë vizituar pikën kufitare në Merdarë.

Shkak i vizitës janë zgjedhjet që po mbahen sot në Serbi.

Ambasadori Rohde ka shkruar se ka vërejtur një bashkëpunim të mirë mes autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë për t’ua mundësuar votuesve serb të shkojnë për të votuar atje.

“Së bashku me Ambasadoren e Francës në Kosovë vizituam pikën kufitare në Merdare. Ne atje pamë një bashkëpunim nga të dyja anët. Po ashtu Kosova kishte vepruar siç kishte premtuar duke rritur personelin në pikat përkatëse kufitare duke mundësuar që në mënyrë të qetë votuesit të shkojnë të votojnë atje”, ka shkruar Rohde.

Theksojmë se Serbia kishte kërkuar që të hapen qendrat e votimi edhe në Kosovë.

Mirëpo, pala kosovare nuk e lejoi këtë pa ardhur direkt një kërkesë nga institucionet qendrore në Serbi te ato qendrore në Kosovë.

Ndaj këtij vendimi kishin reaguar ashpër vendet e QUINT-it./Shqip.com