Lajme

Dushi për aksionin stop zhurmës: Janë shqiptuar gjoba, por në përgjithësi lokale respektojnë orarin

Inspekcioni i Komunës së Prishtinës

Mbrëmjen e së premtes, Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, ka kontrolluar disa nga lokalet në Prishtinë, për të ndaluar zhurmën.

Drejtori i kësaj drejtorie, Florian Dushi, në një prononcim për Shqip.com, ka deklaruar se është shqiptuar vetëm një gjobë gjatë kësaj nate.

“Ka pasur vetëm një gjobë natën e mbrëmshme, por gjithashtu ka pasur komunikim, paralajmërim nga inspekcioni për të respektuar orarin e muzikës dhe të punës”, ka thënë Dushi.

Inspekcioni dhe Policia e Kosovës

Ai gjithashtu ka treguar se ky aksion ka qenë në kuadër të aksioneve të zakonshme.

“Në kuadër të aksioneve të zakonshme, inspekcioni i zhvillon kohë pas kohe, të cilat kanë për qëllim me kontrolluar lokale dhe bizneset e ndryshme, kryesisht të gastronomisë, dhe të njëjtat po i respektojnë orarin, sa i përket muzikës apo zhurmës që ato krijojnë, por edhe sa i përket orarin të punës ato e respektojnë”, ka thënë ai ndër të tjera./Shqip.com