Lajme

Durmishi ua ndërprenë kontratën 3 ekzaminerëve

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka marrë vendim për shkëputjen e marrëdhënies së punës për tre ekzaminerë të angazhuar në departamentin për patentë shoferë.

Ai thotë se ky vendim ka ardhë pas informatave për keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

I njëjti paralajmëron se në vijim do të prezentojë të gjeturat e këtyre keqpërdorimeve që lidhen me patentë shofer.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot kam nxjerrë vendim për shkëputje të marrëdhënies së punës për tre ekzaminer të angazhuar në departamentin për Patentë shofer.

Këtë veprim e kam bërë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

Ditëve në vazhdim do të prezantojmë të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime shumë të mëdha në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.

/Shqip.com