Lajme

Durmishi tregon pse u shkëput kontrata për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Hysen Durmishi, zëvendësministër në MMPHI
Hysen Durmishi, zëvendësministër në MMPHI

Sot është shkëputur kontrata me kontraktorin “Pevlaku & Patishta”, i cili ishte angazhuar në projektin “Zgjerimi i rrugës nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë”.

Hysen Durmishi, zëvendësministri i Infrastrukturës, ka treguar arsyen pse është shkëputur kjo kontratë.

Sipas tij, shkëputja është bërë bazuar në raportin e Auditorit, pasi që kontraktori nuk ka përmbushur obligimet/angazhimet e tij të përcaktuara.

Njoftimi i plotë:

Sot është bërë shkëputja e Kontratës me kontraktorin “Pevlaku & Patishta”, i cili ishte angazhuar në projektin “Zgjerimi i rrugës nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë”.

Shkëputja e kontratës është bërë bazuar në raportin e Auditorit, me ç’rast punëdhënësi, përkitazi autoriteti kontraktues (MMPHI) dhe financuesit – bankat ndërkombëtare (SFD dhe OFID) pas shumë tentativave dhe takimeve me Kontraktorin për të gjetur zgjidhje dhe të tejkalojnë sfidat me të cilat përballeshin, Kontraktori “Pevlaku & Patishta”, nuk ka përmbushur obligimet/angazhimet e tij të përcaktuara në Minutat e Takimit, klauzola që kishin rënë dakord dhe nënshkruar më 23 Nëntor 2021, nenet e “Aneks Marrëveshjes së Kontratës” me numër MI. 10598, të nënshkruar më 23 dhjetor 2021, si dhe legalizimin e nën-kontraktorit ilegal të angazhuar që nuk lejohet sipas kontratave ndërkombëtare që janë të bazuara në FIDIC.

/Shqip.com