Durmishi: Rrush me aktakuza do të bëhet Pali
Publikuar:
(22.02.2022 16:32:20)
Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka shkruar se ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj do të përballet me aktakuza të reja pasi ka fakte që ka keqpërdorur buxhetin e shtetit.
Sipas tij, në ndërtimin e autostradës “Arben Xhaferi” është zhvilluar korrupsioni i cili është mbuluar me letra pasi kompania pune kryerëse “Bechtel Enka” ka përfituar me miliona euro me arsyetimin e punëve shtesë.
“Rrush me aktakuza do të bëhet Pali. Nuk i paskan mjaftuar 53 milionë, por tash po del që edhe 44 milionë euro të tjera i’a paskan dhënë Bechtelit! Sigurisht, nga buxheti i shtetit, me dorëlirësinë e qeverisë Haradinaj”, ka shkruar Durmishi në rrjetin social “Facebook”. /Shqip.com