Sport Ndërkombëtar

Durant në histori, koshashënuesi më i mirë në histori të Olimpiadave në basketboll

Kevin Durant

Basketbollisti amerikan, Kevin Durant mbetet njëri nga lojtarët më të mirë të basketbollit në botë, shkruan Shqip.com.

Durant vazhdoi të shtoj sukseset në karrierën e tij, duke u kurorzuar së fundmi edhe me medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Kombëtarja e Amerikës triumfoi në finale ndaj Francës me rezultat 87-82, ku lojtari kyç për ta ishte vet kapiteni, Kevin Durant.

Pas triumfit me medalje të artë, 32-vjeçari regjistroi edhe disa rekorde tjera individuale.

Durant tani ka fituar tre herë medaljen e artë me Amerikën në tre Olimpiada (Londër 2012, Rio 2016 dhe Tokyo 2020), duke barazuar rekordin e bashkëvendasit të vetë, Carmelo Anthony.

Përveç kësaj, kapiteni i Kombëtares së Amerikës është edhe koshashënuesi më i mirë në histori të Lojërave Olimpike, me plotë 435 pikë të shënuara.

Në finalen e së shtunës ndaj Francës, Durant ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 29 pikë, i ndjekur nga Jayson Tatum me 19 pikë dhe Evan Fournier me 16 pikë./Shqip.com