Lajme

Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë, Lista Guxo është një subjekt që nuk ekziton

Vlora Dumoshi - deputete e Kuvendit të Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka thënë se djali i saj nuk kthehet në Kosovë për shkak të Qeverisë Kurti 1.

E ftuar në një emision në RTVDukagjini, Dumoshi ka thënë se djali i saj ka qenë duke punuar në Ambasadën e Kosovës në Amerikë por që në momentin kur është prishur koalicioni midis LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje ai ishte atakuar nga Qeveria Kurti.

Më tutje Dumoshi, ka thënë se fëmijët e saj, i ka rritur me të njëjtën frymë patriotike që e kishin rritur atë familja e saj, ndërsa djemtë e saj gjithmonë kanë pasur qëllim që të kontribuojnë në Kosovë.

Gjatë intervistës, Dumoshi ka folur edhe për presidenten e Kosovës dhe Listën Guxo.

Dumoshi ka thënë se Osmani kishte pasur hapësirë të mjaftueshme në LDK, dhe ishte e nderuar aty, por ajo “ia ka kthyer shpinën shtëpisë(LDK-së) së saj, për një post.

Ndërkaq, për Listën Guxo, të cilën e kishte themeluar Osmani, ku ka thënë se ai subjekt realisht nuk ekziston./Shqip.com