Sport Ndërkombëtar

Dumfries dëshiron t’i bashkohet gjigandëve të Serie A

Denzel Dumfries

Mbrojtësi i PSV dhe Holandës, Denzel Dumfries dëshiron t’i bashkohet skuadrës italiane, Inter, transmeton Shqip.com.

Sipas “Calcio Mercato”, skuadra italiane është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të 25-vjeçarit.

Sidoqoftë, “Neroazzurët” nuk kanë fuqi financiare për transferimin e Dumfries, andaj i duhet të shes një ose dy yje të skuadrës në mënyrë që të kompletojnë transferimin e tij.

Mbrojtësi i krahut pati paraqitje tejet të mira me Holandën në “EURO 2020”, derisa shumë klube kanë shfaqur interesim për t’a transferuar atë.

Bayern Muchen dhe Real Madrid janë vetëm dy nga shumë skuadrat e interesuara për shërbimet e tij, por siç duket ai ka shprehur dëshirë për t’iu bashkuar Interit, aty ku edhe shihet si zëvendësuesi ideal i Achraf Hakimit i cili u largua drejtë PSG./Shqip.com