Sport Ndërkombëtar

Publikohet fotografia e fundit e Berlusconit përpara se të shtrohej në spital

Është publikuar fotografia e fundit e ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconit, përpara se të ndërronte jetë.

Berluskoni ndërrroi jetë mëngjesin e së hënës, ndërsa sot varrimi i tij do të bëhet në katedralen e Milanos dhe qeveria ka shpallur ‘zi kombëtare’.

Fotografia u publikua mbrëmjen e së martës në mediat italiane dhe është shkrepur para se të shtrohej në spitalin “San Raffaele” të premten e kaluar.

Në të, Berlusconi është në një nga baret e tij të preferuar në Milano, duke përqafuar djalin e vogël të pronarit.

Ai dukej i tronditur, por “po bënte shaka me të gjithë, si gjithmonë “, komentoi pronari i lokalit.

/Shqip.com