Lajme

Duke luajtur ra në lumë, Policia jep detaje për vdekjen e fëmijës në Dragash

Ilustrim

Një fëmijë është dërguar të dielën pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash.

Siç njofton policia, dyshohet se fëmija derisa kishte qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë, nga ura kishte rënë në lumin e fshatit.

“ Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në QKMF Dragash”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Shqip.com