Sport Shqiptar

Dukagjini “rehatohet” në mesin e tabelës

Dukagjini ka shënuar fitore ndaj Drenicës me rezultat 2:0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Me këto tri pikë, skuadra e trajnerit Armend Dallku është përforcuar në mesin e tabelës dhe aktualisht renditet e pesta me 32 pikë derisa Drenica mbetet e fundit me 23 pikë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 12-të shënoi për 1:0 me një gjuajtje nga brenda zonës së rreptësisë, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Edhe pjesën e dytë klinasit e nisën më mirë dhe vetëm pas dy minutash shënuan golin e sigurisë. Ishte mbrojtësi anësor, Arbër Shala që u përkujdes për 2:0.

Ndeshjen e ardhshme Dukagjini e zhvillon në udhëtim te Trepça ’89, derisa Drenica pret Prishtinën.

/Shqip.com