Sport Shqiptar

Dukagjini fiton dhe përforcon synimin për të luajtur në Evropë

Një gol i shënuar nga Otto John në minutën e 87-të, i ka mjaftuar Dukagjinit për t’i arkëtuar tri pikë shumë të vlefshme me fitore ndaj Malishevës, në kuadër të javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Rasti i parë serioz erdhi në minutën e 32-të, kur një goditje nga distanca e Khomutov përfundoi jashtë.

Në minutën e 45+1-të, shtylla shpëtoi Dukagjinin, pasi ndaloi goditjen e Sobowales.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Oto John dhe atë në minutën e 86-të, për t’i siguruar skuadrës së tij tri pikë, ndërsa minutat e pjesës së dytë ishin disi të mërzitshëm.

Me këtë fitore, Dukagjini ngjitet në vendin e katërt me 44 pikë, ndërsa Malisheva është në të shtatin me 39 sosh.

/Shqip.com