Dukagjini – ende pa fitore
Publikuar:
(04.09.2022 17:36:45)

Pesë ndeshje të zhvilluara, asnjë fitore të arritur.
KF Dukagjini nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Superligën e Kosovës.
Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku – ka arkëtuar vetëm një pikë deri më tani.
Kundër Prishtinës, Dritës, Ballkanit e Gjilanit pësuan humbje.

Teksa, barazuan me Llapin.
Rezultati: Vendi i fundit në tabelë.
Pa fitore janë edhe Trepça 89 e Ferizaj.
Siq po tregojnë rezultatet aktuale – edhe në këtë sezon “mbijetesa” është qëllimi kryesor i Dukagjinit – po edhe ky objektiv është i vështirë./Shqip.com