Sport Shqiptar

Dukagjini – ekipi i vetëm që nuk e ka shijuar fitoren në Superligën e Kosovës

KF Dukagjini

Ani pse ishin shumë afër disa herë – KF Dukagjini nuk e ka shijuar ende fitoren – në sezonin 2022/2023.

Skuadra nga Klina është e vetmja në Superligën e Kosovës që nuk ka arkëtuar tre pikë – në një ndeshje.

Ekipi i udhëhequr nga Armend Dallku – gjendet në pozitën e fundit në tebelë – me vetëm dy pikë të grumbulluara – pas tetë xhirove të zhvilluara.

Klubi nga Klina – u mposht së fundmi në udhëtim te Trepça 89 – për ta regjistruar humbjen e gjashtë sezonale – krahas dy barazimeve.

Tabela e Superligës

Qëllim kryesor i Dukagjinit edhe në këtë kampionat duket që do të jetë “mbijetesa” në elitën e futbollit kosovar.

Një pozitë më lartë në tabelë gjendet Ferizaj me shtatë pikë – njëjtë sa ka dhe Malisheva -në vendin e tetë.

Me situataën aktuale – Dukagjini dhe Ferizaj zbresin direkt në një kategori më poshtë./Shqip.com