Sport Shqiptar Superliga i mbylli perdet

Dukagjini e siguroi mbijetesën

Kf Dukagjini, Klinë

KF Dukagjini e ka siguruar mbijetesën në Superligën e Kosovës edhe për një sezon.

Skuadra nga Klina – ka barazuar 0-0 në udhëtim te Malisheva dhe e objektivin – kryesor.

Ani pse vendasit dominuan – thuajse gjatë tërë kohës, golin nuk e gjetën dot.

Teksa, gardiani i Dukagjinit, Altik Muhaxhiri bëri disa intervenime jetike për ekipin e tij.

Momente nga takimi

Në anën tjetër, tashmë Malisheva do takohet me Vushtrrinë – në ndeshjen e barazhit për të siguruar biletën për qëndrim në elitën e futbollit kosovar.

Në total, malishevasit e mbyllin sezonin me 48 pikë të grumbulluara – në vendin e tetë, kurse Dukagjini mbetet në pozitën e pestë me 50 pikë.

Në takimet tjera u regjistruan këto rezultate:

Llapi 1-2 Prishtina

Feronikeli 1-3 Drenica

Drita 5-0 Ulpiana

Ballkani 2-0 Gjilani /Shqip.com