Sport Shqiptar

Dukagjini arrinë marrëveshje me mesfushorin e Feronikelit

KF Dukagjini

Dukagjini ka arritur marrëveshje për transferimin e Jean Cariocan, shkruan Shqip.com.

Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku, ka arritur t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit të njohur i cili tash e tre vite luan te Feronikeli.

Lajmi është konfirmuar nga burime të “Zëri.info”.

33-vjeçari ka përvojë të madhe pasi më parë ishte pjesë e skuadrave se Tigres do Brasil, CRB, ABC FC, Tombense, Botafogo, Ponte Preta dhe shumë skuadra tjera, për tu transferuar pastaj te Feronikeli në vitin 2018.

Ndërsa, ekipi nga Klina edicionin e kaluar ishte finaliste e Kupës së Kosovës ku u mposht nga Llapi.

Por, përkundër kësaj, ata siguruan një “biletë” për Superligën e Kosovës./Shqip.com

Jean Cariocan
Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022