Sport Shqiptar

Duka: Ndihem i nderuar nga besimi në UEFA

Armand Duka është zgjedhur të mërkurën për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së
Armand Duka është zgjedhur të mërkurën për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së

Presidenti i Federatës Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, ka thënë se ndihet i nderuar që vendet anëtare të UEFA-s e rizgjodhën në qeverisjen evropiane për një mandat të dytë.

Duka është zgjedhur të mërkurën për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së.

“Jam i nderuar që vendet anëtare të UEFA më rizgjodhën në qeverisjen evropiane për një mandat të dytë. Numri i vendeve që më mbështetën, 45 shtete është një sfidë e përgjegjësi më e madhe për të mos rreshtur punën mbi vlerat që na bashkojnë: diversitet, respekt e barazi. Bashkë do të punojmë në 4 vitet e ardhshme për më shumë projekte konkrete për futbollin”, ka thënë Duka në faqen e tij në Facebook.

/Shqip.com