Sport Shqiptar

Duka flet për mediat greke: Jemi të lumtur të presim finalen e Kupës së Greqisë, por më 19 maj

Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, konfirmoi, duke folur për median greke “SDNA” mirëpritjen për të zhvilluar finalen e Kupës së Greqisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, por theksoi se nuk është e mundur të mbahet më 24 maj.

Këngëtari i njohur grek, Nikos Vertis ka mbyllur stadiumin “Air Albania” nga data 23 deri në 26 maj për të bërë të gjitha modifikimet e nevojshme për koncertin që do mbajë në kryeqytetin e Shqipërisë, më 25 maj.

I kontaktuar nga media greke, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksoi se finalja e Kupës së Greqisë mund të zhvillohet në datën 19 maj, pasi në 24 maj është e pamundur.

“Ne po përballemi pozitivisht me mundësinë e pritjes së finales së Kupës së Greqisë në Tiranë, do të ishim më se të lumtur ta bënim këtë. Fatkeqësisht, problemi me datat është i Federatës Greke të Futbollit dhe jo i yni. Më 24 maj është e pamundur të luhet ndeshja në ‘Air Albania Stadium’. E vetmja datë e disponueshme nga ana jonë është 19 maji”, deklaroi Duka.

/Shqip.com