Sport Ndërkombëtar

“Duhet të fitojmë dhe të arrijmë së paku objektivat minimale”

Atletico Madrid do të luajë sot ndaj Granada në ndeshjen që mbyll javën e 21-të të La Liga.

Skuadra “colchoneros” ndodhet 14 pikë larg Xhirona-s, që kryeson renditjen, por me dy ndeshje më pak.

Ndaj trajneri Diego Simeone shpreson te fitorja, për të ngushtuar diferencat.

“Çdo ndeshje ka rëndësi dhe nuk duhet të bëjmë më hapa fals nëse duhet të mendojmë ende për kreun. Jemi jashtë zonës Ligës së Kampionëve, ndaj duhet të fitojmë dhe të arrijmë së paku objektivat minimalë. Duhet që skuadra të jetë e qetë”, tha Simeone.

Atletiko aktualisht ndodhet në vendin e pestë dhe trajneri argjentinas pret edhe ndonjë ndihmë nga merkato.

“Jemi duke punuar gjithnjë në këtë drejtim bashkë me klubin. Po vlerësojmë çdo situatë të lojtarëve që mund të largohen dhe që mund të vijnë. Të shohim nëse mund të gjejmë një pikë ekuilibri mes nevojës që kanë lojtarët dhe klubi”, tha mes tjerash Simeone.

/Shqip.com