Sport Ndërkombëtar

Duhej martesa që Dembele të gjejë formën

Ousmane Dembele

Ousmane Dembele ka gjetur formën më konsistente të tij, që prej se iu bashkua Bacelonës.

Ai është top asistuesi i La Ligas me 13 sosh.

24 vjeçari është këndellur me ardhjen e Xavi Hernandez si trajner i klubit katalanas.

Dembele kundër Real Madrid

Por, pjesë e ‘formulës’ së tij nuk janë vetëm taktikat e teknikut spanjoll.

Francezi u martua gjatë muajit dhjetor, dhe prej atëherë nuk ka marrë asnjë lëndim.

Pamje nga martesa e Dembeles

Dembele po ashtu shtoi 10 asistime që prej asaj kohe, duke u pozicionuar i pari në listën e shërbyeve më të mirë këtë edicion të elitës së futbollit në Spanjë.

Ai ka shërbyer bashkëlojtarët e tij ndaj klubeve si Valencia, Bilbao, Osasuna, Real Madrid, Sevilla, Levante dhe së fundmi Celta Vigo.

Dembele dhe Aubameyang

Kurse, lojtari që ka shënuar më së shumti gola nga pasimet e tij është Pierre-Emerick Aubameyang – me plot katër hera.

Përndryshe, sulmuesi i krahut është në dilemë sa i përket qëndrimit të tij te Barça, me kontratën që i skadon në qershor të këtij viti. /Shqip.com