Duhan, birrë dhe pica – festa e çuditshme e Rojos
Publikuar:
(24.05.2022 23:48:23)

Boca Juniors e pasuruan kabinetin e trofeve, të dielën me një fitore 3-0 ndaj Tigre.
Por, vëmendjen pas takimit e mori Marcos Rojo.
Qendërmbrojtësi argjentinas u pa duke konsumuar duhan, birrë dhe po hante picë.
Skena të tilla nuk janë parë shpesh te futbollistët – dhe u bë virale në rrjetet sociale.
Sa i përket formës individuale, Rojo ka “rilindur” në vendlindje.
Rojo – në shumë ndeshje të këtij sezoni e mbajti edhe shiritin e kapitenti – duke qenë një nga shtyllat kryesore të skuadrës.
Në Boca – ai po luan si qendërmbrojtës, ani pse jo rrallhë herë në të kaluarën ka luajtur edhe në krahun e majtë.
Në total, ai zhvilloi 15-të ndeshje, teksa shënoi dy gola. /Shqip.com