Lajme

Dugolli takohet me kongresisten amerikane, flasin për bashkëpunimin Kosovë-SHBA

Ilir Dugolli, ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me kongresmen, Lisa McClain.

Ai ka shkruar në platformën “X” ku ka thënë se me kongresmen kanë folur edhe për zhvillimet e fundit.

Por në këtë takim thotë se kanë biseduar edhe për bashkëpunimin Kosovë-SHBA për sigurinë dhe mbrojtjen.

Në këtë takim sipas Dugollit është diskutuar edhe për kërcënimet që merr Kosova, duke nënkuptuar Serbinë.

“Gjithmonë një kënaqësi të takohem me Përfaqësuesin @RepLisaMcClain. Kësaj radhe diskutuam për zhvillimet e fundit dhe Kosovë-SHBA bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen. Theksuam se kërcënimet për sigurinë e Kosovës vazhdojnë të vazhdojnë pa u ndëshkuar dhe pranuam domosdoshmërinë e respektimit të Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Dugolli.

/Shqip.com