Lajme

Dugolli kërkon nga Specialja të hetohet masakra e Dubravës

Deputeti nga radhët e LVV-së, Enver Dugolli
Deputeti nga radhët e LVV-së, Enver Dugolli

Për masakrën e Dubravës kërkohet të bëhet një hetim nga Specialja. Një kërkesë të tillë ka bërë deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i cili ka qenë i burgosur në burgun e Dubravës, ku edhe është kryer masakër gjatë luftës në Kosovë.

Për këtë çështje, në mediumin publik, deputeti nga radhët e LVV-së, Enver Dugolli, foli për atë se si ka bërë kërkesën për t’u hetuar masakra e Dubravës, ku deputeti ka qenë i burgosur dhe ka përjetuar atë ngjarje të rëndë e që ka shprehur vullnetin ta drejtoj këtë, siç u shpreh ai, vullnet të tijin për ta vënë në pah atë ngjarje e që do të mund të përkufizohej si një kallëzim penal.

Dugolli më tej tregoi se prej nga e ka marrë atë nismë, që sipas tij, ishte vizita e Trëndafilovës më 2021, në Kosovë, që e bëri të merrte një hap të tillë, më saktë, një deklaratë e saj mbi gjykatën e Dhomës së Specializuar, e cila ka vlerësuar që nuk është një-etnike e që “ka juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimeve të tjera sipas ligjeve të Kosovës që kanë nisur ose janë kryer në Kosovë nga 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000”.

Prandaj, me këtë rast iu kam drejtuar si i mbijetuar i masakrës së Dubravës”, deklaroi Dugolli.

Ndërkaq avokati Artan Çerkini, duke sqaruar natyrën e Gjykatës Speciale, theksoi se neni 6 ku thuhet se Juridiksioni lëndor i Dhomave të Specializuara mbështetet në raportin e Asamblesë së Këshillit të Evropës, këtë rast në raportin e Dick Martyt, në të cilin raport, mes tjerash, përmend edhe krimet e kryera nga forcat serbe.

Duke u bazuar nga fakti se krimet janë kryer edhe nga forcat serbe, pse të mos testohet sistemi i Gj.S. në këtë mënyrë siç e ka bërë deputeti Dugolli, nëse kjo gjykatë është një-etnike, apo jo”, deklaroi, ndër të tjera, avokati Çerkini.

Tutje, avokati Çerkini vuri në dukje disa të meta të Gj.S., veçmas ndaj aktakuzave ndaj ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilët janë në Hagë.

Tani, sipas kallëzimit penal të deputetit Dugolli, do ta mund të shohim se a do ta interpretojë juridiksionin lëndor në mënyrë të zgjeruar, sikurse ndaj ish-liderëve të UÇK-së edhe në raport me forcat serbe”, deklaroi avokati Çerkini.

Kurse deputeti Dugolli shtoi se ekzistojnë argumente të padiskutueshme, që, si viktima, të dëshmojmë të vërtetën, “nuk kërkojmë më shumë sesa drejtësi, nuk kërkojmë identitet të dyfishtë, jemi të gatshme të japim dëshmi pra Gjykatë Speciale”.

Ndërkaq avokati Artan Çerkini tha se viktimat e masakrave, si dhe të tjerët presin epilogun e këtij kallëzimi special, ky është test i parë, nëse Prokuroria dëshiron t’i ndjekë kriminelët e luftës.

Kështu do të hapej rruga edhe për kallëzime të tjera penale, sepse ka fakte të  mjaftueshme, porse si problem është  juridiksioni e jo faktet, por është e mira që të gjitha viktima të fillojnë të grumbullojnë faktet për kallëzime penale”, deklaroi avokati Çerkini.

Ai, më tej, sqaroi deklaratën e Trëndafilovas për juridiksionin që është si problem vetëm raporti lëndore, që nuk ka forcë detyruese, e ne i kemi dhënë  fuqi ligjore, që është jotipike për gjykatat tjera, ngase, siç u shpreh ai, është rasti i parë kur raporti lëndor mbështetet në raport politik.

/Shqip.com