Lajme

Dugolli: Kërkesat e opozitës për Policinë janë jo serioze

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli
Deputeti i VV-së, Enver Dugolli

Gjatë ditës së premte Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, ku pritej të shqyrtohet peticioni i Sindikatës së Policisë së Kosovë, gjithashtu VV-ja ka bojkotuar punimet e Kuvendit gjatë të enjtes në të cilën u diskutua për propozim-rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

E për këtë deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka thënë se kërkesat e opozitës për Policinë janë “jo serioze dhe populiste”, duke theksuar se Qeveria është duke u marrë me të gjitha shqetësimet ngritën, raporton Dukagjini.

Dugolli ka kritikuar opozitën se janë “pozicionuar gabimisht” duke bllokuar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Kjo çështje e kuorumit, paraprakisht kisha me thënë kërkesa të opozitës ka kaur në diçka jo serioze për shkak se është e pakuptim të kërkohet përgjigje e të synohet një zgjidhje kur vetë ata nuk janë serioz e nuk u përgjigjen edhe nevojave bazike të elektoratit që i kanë dërguar në Kuvend. Janë pozicionuar krejtësisht apo asnjë arsye bllokojnë marrëveshjet ndërkombëtare… Edhe peticioni është në vazhdën e kësaj valles qa opozita po mundohet të fryje, një populizëm i skajshëm, po mundohet të mblidhen votat… është iniciativa fallto që po ngritët ndaj Policisë. Qeveria po merret me të gjitha shqetësimet që po ngritën, jo është vetëm një shou”, ka thënë Dugolli.

/Shqip.com