Lajme

Dugolli i dërgon shkresë prokurorit të Gjykatës Speciale, i ofron prova shtesë për masakrën e Dubravës

Deputeti nga radhët e LVV-së, Enver Dugolli
Deputeti nga radhët e LVV-së, Enver Dugolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, njëherësh i mbijetuar i masakrës së Dubravës, i ka dërguar një shkresë Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, në lidhje me hetimin e kësaj masakre.

Ai ka bërë të ditur se i ka dërguar shkresë prokurorit të specializuar, Alex Whiting, duke i ofruar argumente shtesë në lidhje me juridiksionin lëndor për masakrën e Dubravës.

“Sot prapë i kam dërguar në shkresë u.d. prokurorit të specializuar, z. Alex Whiting. Kjo shkresë ofron argumente shtesë duke u bazuar në tri vendimet e lëshyara nga vetë Gjykatës Speciale, se i takon jurisdiksionit lëndor”

“Pra, Gjykata Speciale ka juridiksion lëndor mbi krimet e kryera të forcave serbe gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Dubravës. Në bazë të argumenteve të parashtruara me këtë shkresë, nuk mbetet më asnjë dyshim: prokuori i specializuar ka jurisdiksion të plotë për ta hetuar këtë rast”, ka shkruar Dugolli në Facebook.

Tutje, ai ka shkruar që si viktimë dhe i masakrës së Dubravës, nuk do pushoj së kërkuari drejtësi.

/Shqip.com